E pabesueshme, “Despacito” me çifteli: Shqipërinë do ta njohë gjithë bota (Video)
Mund të ishte menduar se tashmë janë shteruar të gjitha versionet potenciale të këngës “Despacito”, por jo. Shqiptarët sjellin më të veçantin. Despacito me çifteli, a nuk është diçka e pabesueshme?
Në dukje një këngë krejt e largët me tingullin e çiftelisë, kjo ndërthurje është padyshim një nga versionet më të bukura që keni dëgjuar.
“Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë, përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në versionin shqip çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne shqiptarët do të mburremi me të”, ka shkruar instrumentalisti Fatmir Makolli.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu