Aktualitet
Bunkerët si nusepazhkëza
National Geographic i ka kushtuar një shkrim bunkerëve të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilët sot janë rikonceptuar si muze apo kafene.
“Numri i saktë i bunkerëve ushtarakë të shpërndarë anembanë Shqipërisë është i debatueshëm. Raporti varion nga rreth 175,000 deri në 750,000 nga bunkerët e mbushur me çimento apo çimento dhe çelik, të cilët kishin për qëllim ta mbronin këtë vend në Gadishullin Ballkanik në Evropën Juglindore. Sot, tre dekada që nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili sundoi nga viti 1944 deri në vitin 1985, qytetarët i shohin bunkerët e përhershëm si përkujtues të dhimbshëm të një të shkuare të vështirë. Sidoqoftë, shqiptarët, të shkathët nga natyra, po e shndërrojnë skenarin dhe po u japin objekteve jetë të re, si restorante, bare, kafene dhe madje edhe muzeume”, thuhet në shkrimin e National Geographic.
Një italiane që studioi bunkerët
Sa herë që shkruhet për Shqipërinë shkruhet edhe për bunkerët, madje një vajzë Italiane, nuse në Shqipëri, Elena Pagani ka bërë një libër për to. Ajo ka një lidhje më të ngushtë me vendin tonë. Pagani është nga Bergamo që si fillim dashuroi një djalë shqiptar, më pas u magjeps nga historia dhe kultura e vendit tonë.
Sot është 29 vjeçe, prej nëntë vitesh, ajo dhe Shqipëria janë bashkë! Kur ishte 20 vjeçe, në atë kohë studente, Elena fillon punë kameriere në një restorant në vendlindjen e saj, Bergamo, qëllon që pronari i këtij biznesi ishte prej Shkodre dhe vajza bergamese ra në dashuri me Marjanin.
E diplomuar në degën e të Drejtave të Njeriut dhe Etikës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar, po ashtu me një tjetër diplomë në Gjuhësi dhe Gazetari, Elena, punoi me disa teza mbi kulturën dhe traditën shqiptare.
Ajo ka sjellë edhe një libër me titull “Dove i bunkier diventano çocinelle” (Atje ku bunkerët bëhen nuse pashkëza”.
Në vëzhgimin e saj në këtë vend ajo ka venë re disa paradokse, si për shembull që në vendin tonë ka parë lokale dhe bare shumë luksoze, por sa del prej tyre, shkel mbi trotuare të prishur…Thotë se i ka bërë përshtypje që në dasmat tona hidhen lekë ndërsa kërcen çifti në valle, po ashtu, i duket e çuditshme që shqiptarët investojnë shumë para në ndërtimin e shtëpisë dhe më pas… largohen në emigracion.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu