Ato përshkruajnë shkëlqimin dhe rënien e Martin Schulz, kandidat i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet e zhvilluara në Gjermani.
Një reporter i “Spiegel” ka dokumentuar të gjithë fushatën e tij që nga marsi, kur ishte edhe kulmi i Schulz e deri tek humbja e thellë në ditën e zgjedhjeve.
Më 22 mars ishte edhe kulmi. Schulz ishte zgjedhur me 100 përqind në krye të SPD dhe sondazhet e paraqisnin mirë në garën me kancelaren Angela Merkel. “Jam i emocionuar,” tha Schulz, por pa zbuluar asnjë detaj nga politikat e tij. “Nuk do jem konkret. Ata mund të më marrin krahët”.
Më 14 maj nisi edhe rënia. Partia e tij humbi dy lande të rëndësishme. “Jeta është si shkallët e kotecit të pulave. Të shkurtra dhe të dhjera,” shfrynte ai në zyrën e tij.
Më 6 korrik, sondazhet tregonin se fiksimi pas Schulz kishte marrë fund. “Jemi në rënie të lirë. Ndoshta jam kandidati i gabuar. Njerëzit janë të sjellshëm me mua, por ndoshta ngaqë u vjen keq. Në të vërtetë nuk kam as shansin më të vogël për të fituar,”shprehej ai me stafin.
Më 17 gusht, Schulz u tërbua me ish-kancelarin socialdemokrat, Gerhard Schroeder, që do merrte një post të rëndësishëm në kompaninë e Putin, Rosneft.
“Ky Schroeder ma hoqi trurin komplet. Nuk kam dëshirë për asgjë. Dua të shkoj në shtëpi,” u tha ai bashkëpunëtorëve.
Ndërkohë në TV deklaronte se do zgjidhet kancelar dhe do bashkëpunojë me Francën.
Më 22 gusht sondazhet vazhdonin me rënie. “Situata është e dhjerë”.
Më 28 gusht, ish-kryetari i partisë, Sigmar Gabriel do jepte një intervistë, duke mbajtur në njërën dorë foton e tij me të bijën, në tjetrën atë të kandidatit Schulz. I pyetur se kë do zgjidhte nga të dy, ai tha: “Natyrisht bijën time”. I tërbuar, Schulz i dërgon një mesazh: “Më ka ardhur në majë të hundës”.
Më 14 shtator, Schulz i tha një bashkëpunëtori se habitej se pavarësisht fushatës së mirë, përkrahja ndaj tij nuk rritej në sondazhe. “Po më bien brekët dhe ata më japin gishtin e mesit”.
Ndërsa në intervistën me Bild atë ditë, deklaronte: “Do e mposht zonjën Merkel. Do bëhem kancelar”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu