Ambasadori Donald Lu ka deklaruar gjatë një fjale në Shkollën e Magjistraturës se Shqipëria përballet me një dukuri në rritje të krimit dhe trafiqeve. Ai ka përmendur emra konkretë. Sipas tij, Emiljano Shullzi vijon trafikun e drogës nga burgu, ndërkohë që Lulzim Berisha, u lirua për shkak të një gabimi dhe ndonëse pati procedime për këtë çështje, ai vazhdon të jetë i lirë.
“4 klane dhe 20 familje dominojnë krimin në Shqipëri”, tha Lu. Situata është e rëndë qoftë edhe duke marrë në konsideratë të dhënat e vitit të kaluar. Sipas ambasadorit amerikan, në vitin 2016 u arrestuan 1940 persona, nga të cilët u dënuan më pak se 100 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Nuk ka harruar as Klemend Balilin që për 18 muaj i ka shpëtuar drejtësisë.
Një panorama e zymtë dhe në kufij të dramatikes, e cila nuk përmendet asnjëherë nga qeveria aktuale e cila në Elbasan u tregoi të gjithë shqiptarëve se në dorë të kujt është shteti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu