Makinat dizel kanë qenë vazhdimisht në rënie në tregjet botërore, që nga skandali i Grupit Volkswagen.
Sipas të dhënave nga “ACEA”, shitjet e modeleve të reja me benzinë kanë shënuar rritje në gjysmën e parë të vitit 2017 në Europë, ndërsa modelet dizel kanë pësuar rënie.
Modelet benzinë përfshijnë 48.5% të shitjeve totale në gjysmën e parë të vitit, në krahasim me 45.8% sa vitin e shkuar. Ndërsa makinat dizel pësuan rënie nga 50.2% në 46.3%.
Kjo është hera e parë që makinat benzinë kalojnë shitjen e makinave dizel në Europë që nga viti 2009.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu