Lidhu me ne

Aktualitet

Kush ka qeverisur në këta katër vjet?  

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të cilët i ka lëvduar dhe u ka premtuar se ndaj subjekteve të tyre nuk do të ketë më asnjë gjobvë deri sa të bëhet ristrukturimi i inspektoriateve.

Inspektoriatet i kemi mbyllur dhe të rrinë nëpër shtëpira që të lënë njerëzit të marrin frymë. Se realisht janë banda që lëshohen në emër të mjedisit, të mbrojtjes së peshqve, kullotave dhe kujt i bien në qafë? Çdo njeriu që bën një punë, çdo njeriu që merr një kazmë për të bërë punë e shkojnë i thonë: jo këtë, jo muzikë e lartë…Këta duhet të largohen nga qafa e popullit shqiptar. Përveç tatimeve dhe Doganave që vazhdojnë normalisht, edhe vetë është në kazermë dhe lëviz me një leje të posaçme e të kufizuar...

Inspektoriatet nuk do vendosin më asnjë gjobë, asnjë gjobë, deri kur të bëhet ristrukturimi i inspektoriatave që janë banda në emër të mjedisit, peshqve, kullotave dhe ajrit që marrin vetëm lekë, i bien në qafë çdo njeriu që bën një punë, me pretekstin se po ndot, po bën zhurmë. Dhe bum e bum e bum e bum gjoba e mbigjoba…Veç tatimeve dhe doganave që do vazhdojnë normalisht edhe vetë hetimi doganor është në kazermë dhe lëviz vetëm në një leje shumë të detajuar liri-daljeje. Por nëse ju nuk do bëheni palë me ne dhe nuk do e mbroni veten bashkë me ne, po them të ngrini telefonin kur të ndjeheni të ngacmuar. Mos guxojë asnjë ministër që të mos hapi telefonin kur e merr një tatim-pagues i madh, ta dinë që nëse cenojnë një sipërmarrës, ta dinë që fjala shkon në sekondë në zyrën e kryeministrit. Mos t’i pranoni në zyrë kur ju vijnë në zyrë ashtu me bluxhins. Kur të vijnë nxirrini nga zyra, vijnë me shapka dhe mbajnë në presion kompanitë më të mëdha, dhe me ato çantat që nuk kuptohet ça kanë pistoleta, cigare apo bukë me vete!

u shpreh kryeministri.
Problemet me tatimet, doganat dhe inspektoriatet janë ngritur në vijimësi këto katër vite, qoftë nga KLSH-ja, qoftë nga media. Nga ana tjetër, biznesi i madh në Shqipëri nuk cenohet nga ndonjë inspekto veshur me blujeans, por nga drejtorë të preferuar të politikës, që nuk kanë mbushur as të 30-t. Kryeministri duket se sapo ka zbuluar situatën e krijuar nga administrata që vetë ka drejtuar e që deri më dje pretendonte se e kishte reformuar. Duhet thënë se klima e përgjithshme për punë në administratën shtetërore është në rënie. Nuk është më ai entuziazëm dhe dëshirë për t’u përfshirë në punë shteti si më parë, kjo për faktin se prokurimet, për të cilat luftojnë të gjithë, janë përqendruar në një dorë. Po kështu edhe hetimet etj.. Ndaj ky gjyq popullor ndaj administratës nuk nderon askënd, përveçse I rrëshket realitetit të korrupsionit që ka mbërthyer “të gjitha hallkat e qeverisjes”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook