Interneti është një burim i madh për ata që duan të informohen dhe të krijojnë një mendim rreth fakteve dhe gjërave.
Por jo gjithmonë, t’i drejtoheni internetit është zgjidhja më e mirë.
Ja se cilat kërkime është mirë që t’i shmangni në internet…
1 Simptomat
Nuk ndiheni mirë? Mos kërkoni përgjigje ndaj problemeve shëndetësore në internet. Kjo ka një efekt negativ dhe sjell veç ankth dhe stres.
2 Gjëra “kriminale”
Doni të dini se si të “ndërtoni një bombë” apo se si “të prodhoni amfetaminë”? Bëni kujdes, pasi këto lloj kërkimesh mund të monitorohen!
3 Kanceri
Shpesh kjo sëmundje ka simptoma mjaft të zakonshme. Nëse keni marrje mendsh, dobësi po të vjella nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju keni këtë problem.
4 Infeksione nga insekte
Insektet e vogla provokojnë dëme dhe bezdi të ndryshme. Nëse doni të vazhdoni të flini të qetë, më mirë mos kërkoni asgjë në internet.
5 Patologji të lëkurës
Për fat të keq ekzistojnë shumë sëmundje që lidhen me lëkurën. Duke kërkuar në internet imazhe të ngjashme me disa shqetësime mund të jetë shumë shqetësuese
6 Imazhe të mushkërive kur pini cigare
Duhanpirja është e dëmshme për shëndetin, veçanërisht atë të mushkrinjve. Dhe në internet gjenden mjaft imazhe të frikshme që e tregojnë atë.
7 Kafshë të rrezikshme
Ekzistojnë shumë kafshë të frikshme në botë. Nëse nuk doni të zbuloni fobi të tjera, bëni mirë ta shmangni kërkimin e tyre.
8 Emrin tuaj
Gjatë këtyre kohëve, është mjaft e diskutuar tema rreth privatësisë. Nëse shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj në Google, mund të zbuloni gjëra jo fort të këndshme.
9 Heqja e pikave të zeza
Ndoshta nuk është një gjë kaq e frikshme, por në çdo rast nuk është diçka e bukur për t’u parë.
10 Lindja e një fëmije
Lindja e një fëmije është një ngjarje e madhe në jetën e çdo çifti. Por momenti i lindjes nuk është aspak i thjeshtë dhe mund të shkrurajojë këdo që do të ketë një fëmijë.
11 Fobitë
Vuani nga Tripofobia? Apo keni bezdi kur shihni imazhe me vrima? Keni të njëjtën ndjesi kur keni përballë imazhin e një merimange? Nëse vuani nga disa fobi, këshillohet që ta shmangni kërkimin e tyre në internet!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu