Lidhu me ne

Aktualitet

Privatizimi i vulës së një partie

Nga mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së, mbetet si lajm vetëm njoftimi i kryetarit me vulë Lulëzim Basha, në pronconcimin për gazetarët:
Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat që të punojë për qëllimin e përbashkët. Është qëllim kombëtar për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.
Një deklarim kategorik i një njeriu që nuk ka marrë përgjergjësi për humbjen katastrofike në zgjedhje, ndërkohë që sot premton analizën në parti. Mund të pyetet, nëse Partia Demokratike është vërtet demokratike, mbi cilat fuqi dhe atribute, një njeri i vetëm, qoftë ky edhe kryetari, i vë vizën dhe vulën një procesi diversifikimi që mund të jetë kërkesë e shumë anëtarëve të kësaj partie?  Nëse sot në këtë parti ka nisur një analizë dhe do të ngrihet një komitet për rishikimin e statutit të saj, pse vallë kryetari përjashton me një direktivë konstituimin e fraksioneve që janë praktikë e kudogjendur në parti të ndryshme në Europë?
Z. Basha thotë “sa kohë të jem unë”. Dështimi i tij i paprecedentë e pyet sot përmes refuzimit të përgjithshëm të gënjeshtrave që ai përhap për të fituar kohë: Sa të jesh çfarë? Kryetar i kujt? I PD-së? Po nëse PD-ja vetë është aktualisht një fraksion i asaj që more në dorëzim, çfarë premtimi është ai ndalimi i fraksioneve?
Në Shqipëri eksperimenti politik i partisë së disiplinuar rreth një lideri – kur ka patur të tillë – nuk dha rezultate afatgjata. Fraksioni nuk është shpërbërje, por pariimisht, rregullator i demokracisë së brendshme dhe mbi të gjitha paradigmë e një rotacioni në parti dhe dialogut të vërtetë brenda saj. Demokracia në PD, sot nuk garantohet nga humori i Lulëzim Bashës, apo pse ai vuan nga inflacioni i buzëqeshjes. Ajo garantohet me krijimin e kushteve stautore për një hapësirë të re për të gjithë. Z. Basha nuk ka as stofin, as kapacitetin e një imponimit autoritar. Ai madje mund të thuhet se nuk ka as ambicjen për të sjellë PD-në në pushtet, përderisa i intereson vetëm axhenda e tij. Për këtë arsye krijimi i fraksioneve është i dobishëm dhe mbi të gjitha i shkon PD-së si forca e parë e pluralizmit që ta hedhë këtë hap. Z. Basha nuk është një politikan. Ai merret me politikë. Atë e ulën aty ku e ulën siç ka ndodhur jo rrallë në këtë vend të dështuar. Ai është njeri i interesave personale, ekonomike dhe jo vetëm. Pak rëndësi ka kjo. Si një njeri që i kupton interesat, ai duhet ta dijë se pas vullnetit për fraksione dhe për diversitet qëndrojnë edhe interesa të tjera të cilat një lider i kohës sonë vetëm sa i menaxhon në një hapësirë.
Nuk jemi në kushtet e 1997-ës, apo vitit 2000 kur fraksioni kërkohej nisur nga motive më parimore. Janë interesa. Askush nuk do dhe nuk ka kohë të dëgjojë bilbilin e Lulëzim Bashës deri në lodhje, as recitimin e tij politik bosh dhe pa kuptim. Kontributi që sot ai kërkon nga të gjithë shqiptarët, duhet të garantohet me shprehi institucionale. Përndryshe, mbaje atë vulë dhe i pafsh hajrin!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook