Lidhu me ne

Aktualitet

Nga shëndetësia “falas” te gallata falas

E dini çdo të thotë të jesh protagonist i Rilindjes kështu siç e prezanton ajo veten? Do të thotë të jesh shtatzanë përgjatë gjithë kohës. Shtatzanë me premtime dhe mashtrime, pa lindur asnjëherë. Si realizohet ky transaksion komunikativ? Me siguri që vetëm çështje neuronesh nuk është.
Një rast rrezikon të klasifikohet në këtë kategori, por sigurisht që ka ende punë për të fituar medaljen e meritës, është ai i ministres së Shëndetësisë – shpresojmë që të mos ja kenë ndryshuar emrin ministrisë- Ogerta Manastirliu, e cila edhe pse ka nja ca muaj në këtë detyrë, sot doli e këputi një xhevahir

Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit, duke filluar nga kjo javë, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpërmjet portalit elektronik e-Albania. Çdo institucion nuk do të kërkojë më nga qytetarët këto dokumente, por do të dërgohen “online”, duke kursyer sorrollatjet e panevojshme të të gjithë atyre që do të marrin këto shërbime

tha ajo.
Ndërkohë vetë portali qeveritar e albania ka një vit që njofton në faqen e tij se karta e shëndetit merret online.
https://www.e-albania.al/mobile/default.aspx
Pse vallë ministresha e bëri këtë?
Me këtë deklaratë ajo të kujton Gjinin e filmit Skënderbeu, veçse sikur atij i bëjnë pyetjen: a do ti Ogerta të dalësh në televizor?
Du-, duket sikur është përgjigja e saj.
Dhe me vrap e lëshon një mrrokull. Si për ta siguruar kryeministrin që ka ikur në ShBA se e “ke lënë atdheun në duar të sigurta”.
Meqenëse ministresha na gënjen, se aq di, ose ashtu do, edhe ne kemi të drejtë të spekullojmë. Një arsye është paaftësia, por kjo falet me aq ngarkesë sa kampatur zonja në fjalë. Një tjetër, më e besueshme, është gara mes femrave të qeverisë. Ja, doli zv.kryeministrja Mesi dhe foli për certifikatat. Pse të mos dalë edhe ministresha që “i di mirë këto punë?”
Ministresha me siguri ka dëgjuar ndonjë gjë për vulën elektronike me të cilën pajisen dokumentet dhe e ka ngatërruar me idesë se karta tani do shkarkohet nga portali, ndërkohë që me siguri, paraardhësi i saj, Ilir Beqja, po shfleton albumin e fotografive nga takimet e rastit për këtë çështje. Ky premtoi dhe u angazhua për shëndetësi falas dhe në fakt ja doli, bëri gjithë ato konçesione për një copë bukë. Ogerta nga ana e saj ka marrë përsipër të ofrojë gallatë falas tani që ndjen se ka ardhur momenti i lançimit të saj, siç edhe e thotë fjala e modës për këtë punë. S’mbetet veçse ta urojmë me fjalët e Beqjas: Suksese në Jetë! /Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook