Një nga gazetat me tirazhin më të madh në Nju Jork, “Metro”, e cila shpërndahet në metronë e këtij qyteti, në faqen e parë, atë të fundit dhe në faqet e brendshme, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke kundërshtuar vizitën e tij.
Nën titullin “Nuk jeni i mirëpritur!”, gazeta ka rradhitur të gjitha zhvillimet e ndodhura gjatë viteve të fundit në Turqi, duke nënvizuar faktin se “Turqia, dikur një demokraci shpresëdhënëse, sot është shndërruar në një vend diktatorial”.
“Metro”, një e përditshme me tirazh të madh, e cila shpërndahet në metronë e Nju Jorkut, ku çdo ditë 6 milionë persona udhëtojnë me metro, në formën e njoftimit të Human Rights Foundations ka renditur një listë me zhvillimet negative që kanë ndodhur në Turqi vitin e fundit: mbylljen e 195 mediave, mbylljen e 2099 shkollave dhe universiteteve, pushimin nga puna të rreth 147 mijë nëpunësve, burgosjen e 59 mijë personave, burgosjen e mbi 300 gazetarëve dhe fuqizimin e pushtetit të Presidentit.
Gazeta vë theksin në faktin se diktatorët nuk duhen lejuar në asnjë vend demokratik dhe në mënyrë kategorikë, diktatorët nuk duhet të mirëpriten në Shtetet e Bashkuara të Amërikës!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu