Aktualitet
(në) Një kafe sahat
Refleksione ripërtypëse të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin
Interneti po thonë se e bëri botën një fshat të madh. Fat për ne shqiptarët. S’kemi pse lodhemi që të bëhemi qytetarë
Rilindja ka të mirën se ofron menu të klasit të parë. Dëshmi e origjinës bllokmene
Papunësi e madhe! Edhe opozita është në tavë tani
Na mungon Zëri i Popullit, por jo Erjon Braçe
I njeh njeri deputetët?
Tepsia shkoi për skrap? Po media e kazanit?
Majko, gjetje e Goditur…për ministër të shqiptarëve të Ikur
Në pritje të armatosjes së popullit nga Presidenti Ilir…
Ça tipi është ky Berisha?
Erjon Veliaj do organizojë Mis Bashkjakja!
Po ikin shumë shqiptarë. Unë mendoj ngaqë janë shtruar rrugët
Shqipëria është vend interesant. Prostitucioni lejohet, por nuk legalizohet
Dua pronën time, por nuk jam çam
Majlinda Bregu premtoi se do punojë më në fund për Shqipërinë
Do hiqen dekoratat e funksionarëve të lartë të Diktaturës. Pas kësaj ideje qëndron xhelozia për koleksionin e Artan Lames
Dje u shkëmbeva me Fate Velajn
A lejohen më karrocat me guzhunjeta?
Lolitës në kohën tonë do i thoshin Lulushe. Në mos Llullushe
Kush ja lyen flokët Lulzim Bashës?
PS: Kam vetëm një diplomë
Shaptilografisti
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.