Lidhu me ne

Kryesore

“Skodat” dhe “Scania-t”, kamionët që dikur emocionin Shqipërinë komuniste (FOTO)

“Skodat” dhe “Scania-t”, kamionët që dikur emocionin Shqipërinë komuniste (FOTO)Nga Armand Plaka*

Dikur ato emociononin çdo mashkull në Shqipërinë super të izoluar e pavarësisht emërimit zyrtar të agjensisë, njiheshin si ALBANIA. Kryenin një volum vërtetë të madh transporti dhe puna me to u besohej vetëm personave tepër të aftë profesionalisht dhe mbi të gjitha: të sprovuar nga biografia.

Foto që po sjell në këtë postim na ofron dy kamionë të tipit “Skoda RT 706” me rimorkio ndërsa presin të shkarkohen në magazinat e agjensisë vjeneze “Fruchtunion”, e cila rëndom furnizonte tregun austriak me prodhime vendore bujqësore shqiptare e ballkanase. Foto daton nga qershori i vitit 1969.

Nga disa hulumtime më rezulton se Shqipëria paskësh qenë e fundit që e kishte nënshkruar marrëveshjen për TIR-in, (Marrëveshja për Transportin Ndërkombëtar) në vitin 1973, e në marrëveshje në fillim shkruhej ANAL-TIR, e më vonë u bë “Albtrans” apo siç njihej më thjeshtë: ALBANIA.

Kamionët e parë ishin të tipit që shihet në foton e marrë në 1969, e nga mesi i viteve ’70-të, flota e automjeteve të transportit nisi të kompletohej me “Scania”-t suedeze.

Në fillim të viteve ’80-të kishte në përdorim gjithsesi “Skoda” të tipit “Liaz” dhe “Scania” të disa modeleve.

Por transporti nuk kryhej vetëm në drejtimin Shqipëri drejt një vendi të Europës Perëndimore apo Lindore qoftë, por edhe duke kryer e marrë përsipër kontrata që shkonin përtej këtij itinerari.

Kështu të paktën rezulton se “Albtransport”-i në vitin 1986, kishte fituar tashmë një kontratë (tender) të leverdishëm për të transportuar mish nga Gjermania në Austri dhe nga Franca në Irak, e për ta përmbushur këtë detyrë, Agjensia Shqiptare mori madje në dispozicion të saj edhe disa tipa të përdorur nga Agjensia Hungareze e Transportit Ndërkombëtar, “Hungarocamion” (1628 dhe 1632 NG).

Logoja e kësaj të fundit shihej shpesh në rrugët e Shqipërisë së kohës së monizmit, ndërsa kamionët e saj kalonin tranzit apo e përdornin si destinacion vendin tonë për t’u furnizuar me prodhimet shqiptare.

Ndërkaq, koha ime e studimeve në Berlin, më lidh edhe me një kujtim të vogël të shumë viteve më parë (mund të ketë qenë viti 2002) ndërsa kisha shkuar për një vizitë mjekësore rutinore në ish-Berlinin Lindor. Mjekja më pyeti se nga vija, dhe pasi iu përgjigja, më pohoi se nga Shqipëria mbante mend vetëm kavanozët me kastravecë turshi, të cilat sigurisht se do kenë qenë transportuar pikërisht nga këta kamionë.

*Marrë nga profili në Facebook i gazetarit Armand Plaka

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook