Lidhu me ne

Temporal

Kush ishte Prek Cali?

Prekë Cali: Detaje pikante nga jeta e njeriut që trazoi politikën
Në Malësi akoma diskutohet për gjatësinë e tij.
Thuhet se kur Prekë Cali zbriste në pazarin e Shkodrës, koka e shpatullat e tij dilnin mbi gjithë njerëzit e tjerë.
Njeriu që ka trazuar ndjeshëm politikën shqiptare lindi më 29 korrik 1878 në Malin e Jushit.
Pas tij lindën edhe dy djem të tjerë, por njëri u mbyt teksa lahej në Bunë dhe tjetri u vra aksidentalisht me armë në moshën 21-vjeçare.
U martua dy herë. E para, me të cilën pati një vajzë, vdiq shpejt për shkak të turbekulozit. Nga martesa e dytë nuk pati fëmijë.
Por si nisi karriera e tij politiko-ushtarake?
Preka ishte një malësor punëtor si gjithë të tjerët.
Të dhënat thonë se ai pa një ëndërr dhe pas saj u nis drejt portit të Shëngjinit, i veshur me rrobat tradicionale dhe i armatosur.
Aty forcat austro-hungareze po sillnin ndihma për shqiptarët me një anije.
Megjithatë askush nuk po merrte përsipër të menaxhonte operacionin e ndarjes së ndihmave në terren. Këtë e mori përsipër vetëm Prekë Cali.
Këtu nis rruga e tij si një drejtues, por gjithmonë nën këshillat e njerëzve të fisit të tij, Hasanajve të Selcës.
Edhe Preka si gjithë të tjerët ka dritë-hijet e tij.
Thuhet se nuk ishte shumë i saktë kur u vendosën kufinjtë në Vermosh, pasi porosia që i kishin dhënë ishte që të vendoste kufinjtë aty ku buron uji, jo aty ku derdhet.
Megjithatë Preka ishte i vendosur si të gjithë katolikët e kësaj zone “për fe dhe për atdhe”, duke mbrojtur krahinën e tij me parimin se po ra çatia shtëpisë (Vermoshi), bie e gjithë shtëpia.
Momenti më i diskutueshëm është ai kur Preka përplaset me partizanët e Mehmet Shehut.
Vetë malësorët thonë se njëri prej tyre e ka tradhtuar Prekën, duke u treguar rrugën prej nga partizanët mund ta sulmonin.
Kjo rrugë ishte nga Mali i Zi, duke bashkëpunuar kështu me armiqtë historikë të shqiptarëve.
Thuhet se Mehmet Shehu, kur u ndodh ballë për ballë me Prek Calin, i tha:
– E, Prekë Cali, të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu?
– Zotni, faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me serbin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix9 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix9 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix9 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar10 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix10 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix10 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix11 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske11 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix12 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook