Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur për të parën herë që nga nisja e shekullit të ri, duke ndezur shqetësimet se konfliktet dhe ndryshimet klimaterike mund të hedhin poshtë progresin e shumë viteve.
Në vitin 2016, numri i personave të kequshqyer kronikë arriti në 815 milionë, 38 milionë më shumë se një vit më parë. Rritja e kësaj shifre është e lidhur kryesisht me përhapjen e dhunës dhe me tronditjet e shkaktuara nga klima.
Sipas një raporti të OKB-së, kuota e njerëzve kronikisht të uritur në shkallë globale, nga 10.6 përqind në vitin 2015, ka shkuar në 11 përqind në vitin 2016.
Gjatë vitit të shkuar, uria arriti një nivel ekstrem në shumë pjesë të botës, me krizën e shpallur në Sudanin Jugor, Jemen, Nigeri dhe Somali.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu