“Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni është rritur me 2 132 persona ose 3,2 përqind krahasuar me një vit më parë, duke arritur një numër prej 67 824 personash. Nga numri i përgjithshëm i njëqindvjeçarëve, gratë përbëjnë rreth 88 përqind të tyre”- njoftoi sot Ministria japoneze e Shëndetësisë.
Gjatë kohës kur Ministria e Shëndetësisë nisi studimin, në Japoni jetonin vetëm 153 njëqindvjeçarë.
“Personat e moshës 65-vjeçare ose më të vjetër pritet të përbëjnë rreth 38, 4 përqind të popullsisë së përgjithshme në vitin 2065, nga 26,6 përqind në vitin 2015” – sipas Institutit Kombëtar të Studimit të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu