Lidhu me ne

Temporal

JUST IN CASE: “DABËLLHANE”
Për pasurimin e Fjalorit të Politologjisë Shqiptare
Dabëllhane: – Orientalizëm. 1) rrëmujë ose potere në vend të kuvendimit si u takon burrave; 2) të folurit shumë e për lumë kur nuk e merr vesh i pari të dytin; 3) të rënët gozhdës nga njëri dhe potkoit nga tjetri në garë e sipër se kush të bëjë zhurmë më fort. Situata e dabëllhanes ka brenda edhe një element të çakërdisjes në të ngrëna e të pira, përfshi dhe dehjen, paksa si dafrungë ose shabakim, terma që gjithashtu po humbin nga përdorimi.
Dizdari në Fjalorin e orientalizmave sjell si shembuj variantin e Tiranës në kuptimin e një turme të ftuarish e të paftuarish që e bëjnë rrëmujë një festë: “Në vend që pat për t’u bâ nji darkë e hishme, u bâ dabëllhane”. Shembull nga Shkodra: “S’e kam bâ shtëpinë dabëllhane”, ose: “S’kena ngrehë dabëllhane”. Ka pasur përdorim edhe në jug, si për shembull te vargjet e Ali Asllanit:
“Humbi dhe xhanfesi, humbi dhe atllasi,
Prej të katër anëve dabëllhana plasi”.
Përdorimin e termit e ka sugjeruar në fjalorët e vet edhe Kokona për të përkthyer termin angl. dhe fr. “pandemonium”, nga gr. “pan” (gjithë) dhe “daimones” (djaj).
Ndonëse i vjetër, just in case / për çdo rast, termi bën punë edhe në politikë. Për shembull: “Në vend që me bâ debat, e bânë dabëllhane”. Ose: “Bëje dabëllhane, që të qeverisësh rehat”. Përse jo edhe nëpërmjet aktualizimit të vargut të poetit njëherësh për Skënderbeun, akademizmin, turqërinë, Schengen-in: “Prej të katër anëve dabëllhana plasi”? Ose fundja: “Mbas 100 ditësh s’do të ketë më dabëllhane”. Etj.
fb © a.p. (Aurel Plasari)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix9 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix9 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix9 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar10 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix10 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix10 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix11 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske11 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix12 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook