Letersi
Kur martesa kthehet në një ferr!
Kur martesa kthehet në një ferr!
Historia e jetës së Tolstoit
Për Leo Tolstoin, martesa ishte një tragjedi e vërtetë! Gruaja e tij, në shtratin e vdekjes, iu rrëfye vajzave me këto fjalë:
“Isha unë shkaku i vdekjes së babait tuaj. E kam vrarë atë me ankesat e vazhdueshme, me zënkat e përjetshme, me kritikat e mia në çdo moment”.
Por çfarë nuk shkoi me këtë çift që fillimisht u dashuruan aq sa mend prekën qiellin?
Ai ishte romancier i famshëm me librat “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina”, libra të cilët do të mbeten të pavdekshëm. Jeta e tyre bashkëshortore kishte filluar mirë, aq sa ata i luteshin Zotit që të vazhdonte gjithmonë kështu. Pastaj, ndodhi krejt papritur, Tolstoi nisi të ndryshonte: filloi të turpërohej për librat që kishte shkruar, u shndërrua në një fetar të devotshëm. Pasurinë, tokat e veta i dhuroi, filloi të bënte një jetë të varfër dhe të mjerë. Punonte në ara, i bënte vetë këpucët e tij, hante në një tigan të pistë dhe i lutej Zotit për mëkatet e veta.
Gruaja e tij donte luksin- ai e përbuzte.
Ajo donte famën dhe paratë- ai jo.
*Në foto, Sof’ja Andrèevna, duke trokitur në një portë imagjinare, që Tolstoi e kish sajuar që të mos shqetësohej nga ajo teksa shkruante…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu