Lidhu me ne

Kritike

MËSOJENI BUKUR SHQIPEN… JO SI NE PRINDËRIT

 

Vini re sot në një grumbull – jo të vogël – urimesh prindërore për nxënësit, për fëmijët që fillojnë vitin e ri shkollor, se si shkruhet shqipja “e flamosur”: “I uroj nxënësve…”, “Të gjithë fëmijëve të klasës së parë i uroj…”, “I uroj vit të mbarë të gjithë nxënësve…”. Etj.

Këta që shkruajnë kështu nuk dinë dallimin midis “i”-së dhe “u”-së si trajta të shkurtra të përemrit vetor në vetë të tretë njëjës dhe shumës (ai ose ajo, ata, ato) të vendosur në rasën dhanore (atij ose asaj, atyre). Qysh në vitet e para të nxënies së shkrimit të gjuhës shqipe mësohet prova praktike duke bërë pyetjet: Kujt? Atij i… (në njëjës) dhe: Kujt? Atyre u… (në shumës). Dhe shkruhet: Atij i uroj…, ndërsa atyre u uroj. Atij i dëshiroj…, ndërsa atyre u dëshiroj.

Hollësi si kjo – duken të parëndësishme? – janë elemente të SISTEMIT të gjuhës shqipe, dhe SISTEMI është ai që e bën shqipen gjuhë më vete, gjuhë unike, dhe jo LEKSIKU, që është si yçi i lakrorit të cilin mund ta ndryshosh duke i hequr, duke i shtuar, duke e pasuruar me të huazuar a duke e varfëruar me të “purifikuar”. Me elemente të SISTEMIT të një gjuhe nuk bën të sillesh kështu.

Që gazetarë sa të duash mund të mos e dinë përdorimin e dalluar të këtyre dy trajtave të shkurtra – mes njëjësit “i” dhe shumësit “u” – nuk përbën problem: ata të nxisin të mos ua (dhe jo “ia”) lexosh shkrimet. Por prindër që urojnë fëmijët e tyre me këtë përdorim të gabuar të gjuhës shqipe do të duhej ta ndryshonin urimin pak a shumë kështu: “Mësojeni ta shkruani bukur shqipen, jo kështu si e shkruajmë ne, prindërit!”

fb © ap.

 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook