Lidhu me ne

Aktualitet

Ndryshe nga 4 vjet më parë!

Kryeministri Rama prezantoi në kuvend atë që quhet program politik i qeverisë për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kryeministri socialist u shfaq më pak arogant, reflektues dhe i hapur për bashkëpunimin me opozitën në funksion të së ardhmes së vendit.
Zgjatim i një qasje të mishëruar që prej 18 majit kur shtrëngoi duart me Lulzim Bashën për një pakt ndryshimesh kushtetuese që do të kryhen me dakordësinë e të dyve. Kjo mund të shpjegojë edhe elozhet në kuvend për opozitën e Lulzim Bashës, e cila sipas tij e kishte tepruar me denoncimet, por kishte shkaktuar një tërmet mbi qeverinë për çështjen e kanabisit.
“Duhet te thuhet sot se opozita luajti nje rol real ne shkundjen tone karshi ketyre problematikave. Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe me rezultate të paimagjinueshme kundër kanabiasit e kotë të mohohet se edhe opozita pati kontributin e saj”- deklaroi Rama, duke i njohur një kontribut opozitës, të cilin në fakt ia mohoi për 4 vjet kur injoroi çdo denoncim për këtë çështje.
Lajtmotiv i fjalës së kryeministrit në kuvend ishte pajtimi me opozitën edhe për cëcshtje të karakterit patriotik që ka të bëjë me konsensusin mbi figurat kombëtare, dhe konkretisht Skëndërbeun ku propozoi një nismë të përbashkët me opozitën për zhvillimin e një tryezë të hapur dialogu. Ai e quajti marrëzi atë çka ndodhi në Ditën e Faljes së Kurban Bajramit dhe foli për mbrojtjen e kollonës së harmonisë fetare.
“Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e funbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë. Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me cfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve”-deklaroi Rama.
Kryeministri foli edhe për problemet me Greqinë, duke thënë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të shuajtur mosmarraveshjet historike, ndërsa paralajmëroi një paketë investimesh në infrastrukturë e arsim në këtë mandat të dytë qeverisës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook