Doli nga çadra vetë. Pa pyetur njeri dhe duke bërë llogaritë e veta. E hartoi listën e kandidatëve për deputetë po vetë dhe e shpalli natën vonë. I mbrojti kandidatët e vet që nuk dihet kush janë. Sërish dy prej tyre, deputetë të Partisë Demokratike kanë votuar Gramoz Ruçin për kryetar Parlamenti.
Menjëherë pas kësaj, Lulzim Basha i është bashkuar një gjoja proteste para Kuvendit për të thënë se “ky është një turp”. “Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit” ka vijuar z. Basha.
Një status e ka postuar në Facebook edhe Sali Berisha që flet për ditën e zezë të pluralizmit por që ende nuk ka zbuluar nga deputeti dixhital se kush i dërgoi dy votat për Gramozin. Një shfaqje tipike e një parlamenti ku maskat kanë fituar karakterin e fytyrës së vetme, ndërkohë që PD-ja po pranon me dëshirë të bëhet loloja politike e shqiptarëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu