Kur pasioni dhe dashura për sportin është e madhe nuk mund të lihet në plan të dytë as në ditën më të rëndësishme.
Redi Vogli, është një prej basketbollistëve të klubit kryeqytetas që është i dashuruar pas ngjyrave bardheblu.
Në distën e dasmës ai ka bërë xhiron tradicionale me pajton, ndërsa shalli dhe flamuri i Tiranës ishin të pranishme në çdo fotografi.
Si atmosferë stadiumi ka qenë pamja që ofronin fotografitë ku miqtë e tij me flakandanë të ndezur kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve në rrugët e kryeqytetit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu