
Studimet kanë zbuluar se muzika ndikon shumë në sjelljet e njeriut, edhe nëse nuk përqendrohemi në të, tingujt e muzikës ndikojnë drejtpërdrejt në nënvetëdijen e tij.
Muzika dhe tingujt kanë shumë efekte mbi trurin dhe trupin e njeriut. Sidomos në trafik, lloji i muzikës luan një rol shumë të rëndësishëm, madje edhe dirigjon sjelljet e shoferit gjatë ngarjes, thotë specialist i psikiatrisë Mahir Yesildal.
Sipas Yesildal, Truri i njeriut nën ndikimin e muzikës përshpejton gjithçka, kështu që shpejtësia e automjetit rritet, e gjithë kjo në përputhje me rrethanën e cila është ndikuar kryesisht nga lloji i muzikës.
“Nuk do ta besoni por është e vërtet, lloji dhe niveli i muzikës ndikojnë indirekt në ndryshimin e shpejtësisë se frymëmarrjes dhe rrahjes se zemrës, e cila shoqërohet me ndryshimin e sjelljeve mekanike të njeriut, gjë që mund të shkakton aksidente të papritura në trafik”, shkroi eksperti Mahir Yesildal për blogun “Shëndeti në Trafik”.
Shumë studiues kanë përdorur nocionin “Stresi i makinës”, me të cilin shpjegojnë vështirësitë e shoferëve pranë timonit, duke e ndërlidhur me stresin e përditshëm.
Shkaqet e stresit në timon janë nga më të ndryshmet, por sipas studiuesve faktori kryesor ndonjëherë mund të jetë vetëm lloji i muzikës që dëgjohet brenda në veturë.
Hulumtuesit kane konstatuar se muzikat e tipit rock, rap, dupstep, elctronic, etj. përshpejton shoferin duke e mbushur me stres të fshehtë.
Dr. Yesildal rekomandon që shoferët që përdorin automjetet e transportit publik, duhet të dëgjojnë muzikë të qetë, por të ketë kujdes që muzika qetësuese mos të përgjumë shoferin.
Ekzistojnë shumë prova se muzika qetësuese përmirëson përqendrimin e shoferit ne trafik. Një studim ka dalë në përfundim se dëgjimi i muzikës klasike fuqizon trurin. Mjaftojnë 15 minuta muzikë klasike që të zvogëlojmë dukshëm stresin e trafikut.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu