Aktualitet
PD-ja është dorëzuar, nis lypjen politike
Askujt nuk ja priste mendja që PD-ja ta gjente kreativitetin e ideve të veta tek Edmond Sapho. Përveç qëndrimeve të këtij të fundit me rastin e zgjedhjeve në parti, apo për futjen e votimit të detyrueshëm, Spaho del sot me idenë e rishikimit të ndarjes territoriale. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ai ndër të tjera thotë:
Reforma territoriale e kryer nga maxhoranca në mënyrë të njëanshme dhe me forcën e kartonëve pati si objektiv të parë dhe të vetëm ndarjen territoriale për përfitime zgjedhore. Sot këtë e kupton çdokush. Kjo e ashtuquajtur reformë duhet ribërë për të eliminuar defektin e mësipërm, por edhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, të cilat në vend që të përmirësoheshin, sikurse u pretendua, janë përkeqësuar dhe pushteti vendor është shkëputur dhe larguar nga qytetarët.
Nuk duhet të nisemi nga numri i njësive për të hartuar kufijtë e ndarjes. Nëse nisemi nga dy parametrat që përmenda më sipër numri i njësive del si derivat i tyre
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu