“Prisja ndonjë jorgan, por gjeta monitor përballë Skënderbeut”/ Andi Bejtja thumbon kolegët
Një ditë festive në Shqipëri u kthye në objekt diskutimi të fortë jo për atë mesazh që përçon sesa për një monitor të vendosur përpara Heroit Kombëtar Skënderbeu në Tiranë.
Ajo që ndodhi ka prekur edhe syrin kritik të gazetarit Andi Bejtja, i cili ndër rreshtat e reagimit thumbon më së shumti ata që krijuan lajmin sipas tij nga hiçi.
Bejtja thotë se po priste që të gjente ndonjë jorgan a batanijë të hedhur mbi Skënderbeun, por përkundrazi gjeti një monitor përpara ti.
REAGIMI I PLOTË
Filloi viti i Skenderbeut
Hera pare qe ndejtja nja dy ore pa lundruar neper portale dhe sa u ktheva lajmi qe te binte si bombe ne stomak kudo ishte: myslimanet kane mbuluar Skenderbeun teksa faleshin ne shesh. Skandal kane mbuluar Skenderbeun ! Skandal ketej! Skandal andej! Bej te gjej ndonje jorgan a batanije mbi kalin e Skenderbeut nuk kishte asgje, thjesht nje monitor perballe atyre qe faleshin. Ky popull eshte i madh e nxjerr lajmin nga hici! Dhe mire ben qe ja vune dhe monitorin para Skenderbeut, se po te kishte fushepamje Skenderbeu do e kuptonte qe luftoi kot!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu