Takun e Lemes sapo e kapen duke vjedhur nje çokollate turke Hilal qe kushton 250 lekë. Sipas penalizimit qe shihni ne foton e supermarketit, Taku duhet te paguaje 7500 leke te lihet i lirë…
Akorduar statistikave zyrtare te Autoritetit te Kontrollit te Larte te Shtetit, entet apo institucionet publike i perlajne duke vjedhur e fshehur rreth 134 milione euro cdo vit buxhetit te shtetit. Nese hajdutet me kollare e kostume te kesaj republike do te kishin fatin tragjik te Takut te Lemes duhet te paguanin 4020000000 euro per tu lene te lire por shyqyr zotit ne kemi prokurori e gjykata qe e shperndajne dhe e qarkullojne parane e vjedhur.
Mos u bej si Taku i Lemes, mos vidh çokollata te privati vetem per veten. Tregohu altruist. Fillo pune ne shtet, vidh vetë, ndaje parane me eprorin, me prokurorin e me gjykatesin dhe ktheja buzeqeshjen vetes tënde!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu