I magjishëm mbetet Martin Camaj, me vargjet që flasin për një botë përtej shkronjave.Ilir Seci ka postuar “Dy brezni” të Camajt duke e shoqëruar me një analizë të vargjeve që ai i cilëson perlë.Martin Camaj“Dy brezni”Im atë ishte 
burrë me pamje të trishtë,
dru ullini pa fletë
me kokrra të zeza në çdo degë.Fjala i jehonte ndër ne 
shungullueshëm 
as me qenë ulurimë ujku t’unshëm 
ndër karma, vetëm.Im vëlla zuni 
vendin e tij, 
im vëlla kambë-zdathë 
– murrla i kuq n’orizont –i fryn zjarmit në vjeshtë
me plot bulshij 
e të gjitha shkëndijat i bahen 
djelm.***Nuk besoj që mundet me u gjetë nji poezi tjetër me ma shumë Malësi mbrenda, sesa kjo perlë nga Martin Camaj.“…i fryn zjarmit në vjeshtë
me plot bulshij 
e të gjitha shkëndijat i bahen 
djelm.”Kto vargjet e fundit janë prej atyne vargjeve që thirren “vargje kuintesenciale”. Nji univers i tanë asht permbledhë në ato pak vargje.Zjermi asht Totemi i Malsisë, qysh në agsholl të jetës. Camaj asht rritë në Malsi tue ia ditë vlerën zjermit. Deri vonë në votrat malsore zjermi asht ruejtë, kurrë nuk asht lanë me u shkimë. Zjermi në votër ishte jeta, ishte gjallnia…Ishte bujaria.-“Burra, na kanë ba zjerm e na kanë pritë si asht ma mirë e mâ!” – thuhej kur i rritej ndera kujt… Sa vinte nji mik në Odë i lshohej vendi ngat zjermit të bungut në votër. I zoti i shpise per me nderue mikun i shtonte dru votrës dhe i frynte “me plot bulshinj” zjermit qe me u dhezë sa ma shpejt. Gacat gjuejshin shkëndija, e kush e ka jetue ate gjendje e din harenë qe ndez ne shpirt ajo pamje e shkendijave tue kcye n’ajri. Ajo kullë që shton drutë ne zjerm për miq asht e nderueme, asht në za, ka emën e njihet në shtatë male. Asht e përmendun pse ia msyjnë derën gjithëherë. Tymi i shpeshtë që del prej oxhakut të kullës asht diftues se aty kanë shkue me bujtë miq. Asht kullë që s’u lshohet dera. Pse asht shpi burrash gjallnikë, qe presin e percjellin. Mikpritja sjell të mbarën, e mbara ban që “…të gjitha shkëndijat i bahen djelm.”Djelm të gjallë, si shpuza…
Për njaq kohë sa kulla ka zjerm, ka me pasë mikpritje, sa te kene mikpritje ka me pasë derën hapun, sa ta kenë derën hapun ka me pasë burra. E djelmtë rriten me u ba burra…