Kryeministri Edi Rama ka reaguar në facebook menjëherë pas kërkesës së PD për përjashtimin e tij dhe të Erjon Braçes nga Kuvendi për shkak të fyerje në drejtim të deputetëve të opozitës. Rama ka përfituar nga kjo kërkesë për të shpalosur edhe njëherë ironinë e tij.
“Vezokratët ndjehen të fyer?! Ndjesë po s’ka qenë ky qëllimi! Thjesht jam munduar t’i marr me të mirë, me pak humor, sepse i pashë të rënduar”, ka shkruar ai.
Pasi u gjuajt me një letër të lagur, Edi Rama u filmua nga kamerat duke i thënë deputetes Albina Deda: “Ku e fute që e lage?”. Ndërkohë sipas Lulzim Bashës, kryeministri iu drejtua deputetes me fjalët: Merre vezën dhe fute në mitër! Demokratët pretendojnë gjithashtu që Erjon Braçe iu drejtua deputetes Arbjola Halimi: “Kujdes se kap ndonjë gjë të fortë aty. Mos i fut duart”, në momentin që kjo tentoi të kalonte gardistët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu