Lidhu me ne

Aktualitet

Numri i turistëve në vend sipas INSTAT

Duket se shqiptarët kanë preferuar më shumë të lëvizin jashtë Shqipërisë për të pushuar, ndërsa më shumë të huaj kanë preferuar vendin tonë, krahasuar me një vit më parë.
Sipas INSTAT, numri i të huajve të hyrë në vendin tonë në shtatëmujorin e 2017 është rritur me 5,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ndërsa numri i shqiptarëve të dalë nga territori i vendit tonë është rritur 4,9 %.
Vihet re gjithashtu se më pak kosovarë kanë preferuar që të zgjedhin Shqipërinë, ku në krahasim me shtatëmujorin e vitit 2016 ka një rënie me 17,3 %, ndërsa rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 71,1%.
Kosovarët gjithsesi vijojnë të zënë peshën kryesore, me 866 mijë turistë për 7 muajt e parë të vitit, të ndjekur nga shtetasit e Maqedonisë me 341 mijë, grekët me 246 mijë dhe italianët me 182 mijë. Edhe numri i turistëve italianë ka shënuar rritje të ndjeshme për 7 mujorin, me 56%.
Raporti i plotë i INSTAT:
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2017 është 1.379.302. Krahasuar me Korrik 2016, ky tregues rezulton me rritje 2,8 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 864.023, krahasuar me Korrik 2016, ky numër është ulur me 0,1 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në shtatëmujorin e 2017 është 5.199.145, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Në korrik 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicrakanë pësuar rritjen më të madhe me 52,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 33,2 %.
Në shtatëmujorin 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 71,1 % dhe rënia më e madhe nga Kosova me 17,3 %.
Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Korrik 2017 janë 1.362.491, duke shënuar një rritje me 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2017 është 496.163. Krahasuar me Korrik 2016, ky numër është rritur 11,0 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në shtatëmujorin e 2017 është 2.759.744 duke u rritur 4,9 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet e shtetasve të huaj në muajin korrik 2017, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 76,9 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 11,9 % dhe hyrjet detare zënë 11,2 %.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook