Kate Middleton, dukesha e Kembrixhit dhe Princi Uilliam, Duka i Kembrixhit, kanë takuar me mijëra njerëz nëpër udhëtimet e tyre nëpër botë.
Dukesha e Kornuollit ka bërë 19 udhëtime zyrtare me Dukën, që nga vizita e parë zyrtare jashtë shtetit në Kanada në vitin 2011.
Megjithatë, mes të gjitha luleve dhe dhuratave që ajo ka marrë nga dashamirësit, ka një kërkesë që ajo me mirësjellje refuzon.
Nëse ndonjëherë takoni princeshën, as mos merrni mundimin që t’i kërkoni autograf.
Sipas Daily Express, protokolli dikton që të gjithë anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të refuzojnë të japin firmën e tyre, me qëllim që të shmangin falsifikimin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu