Nëse doni të jetoni më gjatë dhe ta zvogëloni rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, atëherë duhet të shkoni në punë me biçikletë, sipas një studimi të ri. Studimi konstatoi se ngarja e biçikletës e ul përgjysmë rrezikun prej kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Hulumtuesit theksojnë se çiklizmi pushon të jetë një çështje e vullnetit atë moment kur bëhet pjesë e rutinës së punës. Studimi i krahasoi njerëzit të cilët ishin aktivë, me ata të cilët rrugës për në punë qëndruan ulur.
Gjithsej 2.430 të anketuar vdiqën, 3.478 u diagnostikuan me kancer dhe 1.110 kishin probleme me zemrën. Megjithatë, studimi tregoi se çiklizmi i rregullt e ul rrezikun e vdekjes nga çfarëdo arsye me 41%, rrezikun prej kancerit me 45% dhe rrezikun prej sëmundjeve të zemrës me 46%.
Çiklistët mesatarisht i kishin ngarë biçikletën rreth 48 kilometra në javë, ndërsa sa më shumë që e përdorën biçikletën aq më shumë të shëndetshëm ishin.
Edhe ecja e ul rrezikun prej sëmundjeve të zemrës, por vetëm nëse njerëzit ecin më shumë se nëntë kilometra në javë.
Përfitime shëndetësore arritën edhe ata të cilët e kombinuan çiklizmin me transportin publik.
Studimi është publikuar në revistën British Medical Journal.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu