Kioske
Shenjat e depresionit
Ndjenja e pikëllimit shpesh është pjesë normale e jetës. Mirëpo kur jeni të pushtuar nga një trishtim i rreptë apo kur jeni i pashpresë dhe ky pikëllim ju mban larg rutinës suaj të zakonshme, është koha për të reaguar.
Në bazë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, kjo është shenjë dalluese e depresionit klinik, dhe rreth 7% e të rriturve e përjetojnë atë.
Disa nga shenjat që një person është në depresion lidhen me ushqyerjen, gjumin, fokusimin etj. :
-
Hani më shumë se zakonisht
-
Flini më shumë ose më pak
-
Gjërat e vogla ju acarojnë
-
Nuk mund të përqendroheni apo të fokusoheni
-
Nuk kënaqeni më gjërat që dikur ju bënin të lumtur
-
Ndiheni të nënvlerësuar
-
Shqetësoheni me mendimet e vdekjes
-
Jeni në panik dhe ankth
-
Niveli i energjisë suaj ka rënë
-
Keni dhimbje të pashpjegueshme
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu