Edhe pse secila qenie njerëzore ka karakteristikat e saj te veçanta, unike, të gjithë kemi disa gjëra të përbashkëta dhe disa prej këtyre janë stadet e jetës që ne kalojmë. Të qënit bebe është nje prej këtyre, ndaj po ju sjellim disa fakte mahnitëse për bebat.
Koka e bebit
Koka e nje të porsalinduri peshon pothuajse 25% e gjithë peshës së tij trupore.
Bebet pelqejnë imazhe me kontrast të lartë
Një i porsalindur mund të fokusohet në imazhe që nuk janë më larg se 15 -20cm nga fytyra e tij, gjithashtu ata pëlqejnë më shumë imazhet bardhezi me kontrast të lartë sesa imazhet me ngjyra.
Djemtë peshojnë më shumë
Djemtë zakonisht peshojnë më shumë se vajzat pesha mesatare e lindjes së djemve është 3.3kg ndërsa e vajzave është 3.05 kg.
Bebet kanë më shumë kocka se të rriturit
Kur lindin bebet kanë 300 kocka në trup. Teksa ata rriten kockat e tyre bashkohen dhe ne fund ata do të kenë 206 kocka (numri i kockave të një të rrituri).
Receptorët e shijes
Një bebe ka rreth 10,000 receptorë të shijuari, që është shumë më shumë nga numri i receptorëve që ka një i rritur. Ata nuk ndodhen vetëm në gjuhë por edhe në pjesën anësore dhe atë të sipërme të gojes. Me kalimin e kohës receptorët ekstra zhduken.
Gjumi i bebeve
Një i porsalindur fle zakonisht nga 16 deri 17 orë gjumë në ditë.
Truri i bebit
Pas lindjes truri i bebit rritet shumë shpejt duke arritur në 60% të masës së tij perfundimtare vetëm në vitin e parë të jetes.
Dita që ka më shumë lindje
Dita në të cilën vijnë në jetë më shumë fëmijë është e Marta.
Frymëmarrja dhe gelltitja
Bebet mund të marrin frymë dhe të gëlltiten njëkohësisht gjatë 7 muajve të parë të jetës.
Rrahjet e zemrës
Zemra e nje bebi të porsalindur rreh nga 130 deri në 160 herë në minutë, që është rreth dyfishi i rrahjeve normale të një të rrituri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu