Testet kanë dëshmuar se internetin më të shpejtë në botë e ka Singapori me një shpejtësi mesatare 55,13 Mbps, që mjafton për shkarkimin e një filmi e 7,5 GB për 18 minuta e 34 sekonda.
Ndërsa shpejtësinë më të ngadaltë të internetit e ka Jemeni, me vetëm 0.34 Mbps.
Ndër shtetet e rajonit, Sllovenia renditet në vendin 25, Kroacia në vendin 40, Maqedonia 59, Bosnja 61, ndërsa Shqipëria renditet në pozitën 78, tregon hulumtimi më i ri në të cilin janë përfshirë 189 shtete të botës.
Shkarkimi i të njejtit film 7,5 GB në Jemen, i cili renditet i fundit në listë, do të zgjaste më shumë se dy ditë.
Suedia, Tajvani, Danimarka, Holanda dhe Letonia kanë shpejtësi mesatare të internetit prej mbi 30 Mbps, gjë të cilën agjencia rregullative britanike Ofcom e definon si “super shpejtësi.
Njëkohësisht, 139 shtete kanë shpejtësi mesatare të internetit nën 10 Mbps, gjë e cila sipas Ofcom është shpejtësi minimale, e cila iu përgjigjet nevojave të familjeve tipike.
Në mesin e 30 shteteve me internet më të shpejtë janë kryesisht shtetet e Europës dhe Azisë, derisa në Afrikë mbi gjysma e shteteve janë me performancë më të dobët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu