Shkencëtari i madh i tregon gjuhën fotografit Arthur Sasse, duke dalë më habitshëm sesa pritej.
Fotoja e famshme u shkrep më 14 mars 1951 me rastin e 72-vjetorit të Ajnshtajn dhe në pak muaj bëri xhiron e botës.
Fotoja u bë në dalje të Princeton Club, ku një grup kolegësh kishte organizuar një festë për ditëlindjen e Ajnshtajn. Arthur Sasse ishte njëri nga shumë fotografët që po prisnin që babai i teorisë së relativitetit të linte festën për ta fotografuar.
Fotoja origjinale është shkrepur në makinë me bashkëshortët Aydelotte, Ajnshtajn nxjerr gjuhën.
Kur e pa të hynte në makinë me Frank Aydelotte, drejtor i “Institute for Advanced Study” dhe bashkëshorten, fotografi i doli përballë duke i kërkuar me këmbëngulje të buzëqeshte për një foto të fundit. Por Ajnshtajn që gjatë gjithë mbrëmjes kishte dhënë qindra buzëqeshje dhe kishte pozuar për dhjetëra foto ishte dukshëm i lodhur. Për t’i treguar fotografit Sasse se nuk ishte më rasti ta ndiqte i tregon gjuhën.
Pra, asgjë e organizuar. Vetëm një veprim spontan.
Jo të gjithë ishin dakord që fotoja të publikohej. Disa gazeta u menduan gjatë përpara se ta botonin.
Por vetë Ajnshtajn ishte dëfryer nga fotoja dhe kërkoi disa kopje për përdorim personal. Pasi hoqi fytyrat e Aydelotte, bëri disa kartolina dhe ua nisi miqve.
Printime të fotos me autografin e shkencëtarit kanë dalë në ankand dhe kanë arritur edhe kuota të rëndësishme, si ajo e shitur në vitin 2009 për 74.324 dollarë.
Në korrik të këtij viti u vendos një shifër rekord. Fotoja u ble për 125.000 $.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu