Lidhu me ne

Letersi

Delja e zezë – Italo Calvino

italo calvino ile ilgili görsel sonucu
Ishte një vend ku të gjithë qenë hajdutë.
Natën çdo banor dilte, me një fener e një hapëse bravash, dhe nisej për të vjedhur shtëpinë e një fqinji. Në mëngjes kthehej i ngarkuar dhe e gjente shtëpinë e tij të plaçkitur.
Dhe të gjithë jetonin në harmoni e pa probleme, sepse njëri vidhte tjetrin, dhe ky një tjetër, dhe kështu vazhdonte, derisa i vinte radha të fundit që të vidhte të parin. Tregtia në këtë vend ushtrohej vetëm në formën e mashtrimit, si nga ata që shisnin, edhe nga ata që blinin. Qeveria ishte një organizatë kriminale që vepronte në kurriz të shtetasve të vet dhe shtetasit, nga ana e tyre, e kishin mendjen vetëm për t’ia hedhur qeverisë. Jeta rridhte pa pengesa, dhe nuk kishte as të pasur e as të varfër.
Deri sa një ditë, nuk dihet sesi, u gjend në vend një njeri i ndershëm. Natën, në vend që të dilte me thes e fener për të vjedhur, qëndronte në shtëpinë e tij, tymoste duhan e lexonte romane.
Vinin hajdutët, shihnin dritën ndezur dhe nuk i afroheshin shtëpisë.
Kjo nuk mund të zgjaste shumë: duhej t’i jepnin të kuptonte se, nëse donte të jetonte pa bërë gjë, s’kishte arsye t’i pengonte të tjerët të vidhnin. Për çdo natë që ai e kalonte në shtëpi, të nesërmen një familje nuk kishte për të ngrënë.
Njeriu i ndershëm nuk mund të rezistonte përballë kësaj logjike. Filloi edhe ai të dalë nga shtëpia në darkë dhe të kthehet në mëngjes, ama për të vjedhur nuk shkonte. Ishte i ndershëm, nuk mund të bënte asgjë. Shkonte deri tek ura dhe shihte ujin që rridhte poshtë saj. Kthehej në shtëpi dhe e gjente atë të plaçkitur.
Në më pak se një javë, njeriu i ndershëm mbeti pa një kacidhe, pa asgjë për të ngrënë dhe me shtëpinë të boshatisur. Deri këtu e keqja qe e vogël, sepse ai ishte vetë fajtor; problemi i vërtetë ishte se me veprimin e tij futi në kaos vendin. Ndërsa i la të tjerët t’i vjedhin gjithçka, ai vetë nuk vidhte askënd; kështu gjithmonë dikush kthehej në mëngjes dhe e gjente shtëpinë të paprekur, pasi ishte shtëpia që duhet të plaçkiste i ndershmi. Pas pak kohësh, ata që nuk binin viktima të hajdutërisë u bënë më të pasur se të tjerët dhe filluan të mos kenë më dëshirë për të vjedhur. Ndërsa ata që shkonin për të vjedhur shtëpinë e të ndershmit e gjenin atë përherë bosh dhe kështu u bënë më të varfër.
Ndërkohë, të pasurit e bënë zakon të shkonin edhe ata në mbrëmje tek ura dhe të shihnin ujërat si rridhnin poshtë saj. Po u shtua edhe më konfuzioni, sepse kishte shumë që u bënë të pasur dhe shumë të tjerë të varfër.
Të pasurit vunë re se duke shkuar në mbrëmje tek ura, pas pak kohe rrezikonin të bëheshin të varfër, prandaj menduan: “Të paguajmë të varfrit që të shkojnë të vjedhin për ne.” Bënë kontratat, caktuan pagat, përqindjet. Natyrisht, prapë hajdutë ishin dhe si të tillë u përpoqën ta mashtrojnë njëri -tjetrin. E, siç ndodh zakonisht, të pasurit bëheshin përherë më të pasur dhe të varfrit përherë më të varfër.
Kishte të pasur me kaq shumë pasuri sa nuk kishin më nevojë të vidhnin që të vazhdonin të ishin të pasur. Por nëse do të ndalonin së vjedhuri, do të bëheshin të varfër, sepse të varfrit do t’i vidhnin. Atëherë paguan më të varfrit e të varfërve që t’u ruanin pasurinë nga të varfrit e tjerë dhe kështu krijuan policinë dhe ndërtuan burgjet.
Ndaj, vetëm pak vite pas ardhjes së njeriut të ndershëm nuk flitej më për vjedhës dhe të vjedhur, por vetëm për të pasur dhe të varfër, edhe pse të gjithë vazhdonin të ishin hajdutë.
I ndershëm ishte vetëm ai që vdiq shpejt, nga uria.
Përktheu: Jani Malo
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook