Lidhu me ne

Kryesore

Ironia e Patozit: Pse është e padrejtë t’i kërkosh Bashës të bëjë opozitë tani

Ironia e Patozit: Pse është e padrejtë t’i kërkosh Bashës të bëjë opozitë taniIsh-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, në një status të tijin në “Facebook” shkruan se tani është e padrejtë që Lulzim Bashës t’i kërkosh të bëjë opozitë.
Patozi përdor ironinë kur thotë se Basha gjendet jashtë vendit. Gjithashtu, Patozi sulmon kreun e PD-së duke thënë se vendi ka mbetur pa opozitë.
Statusi i plotë:
NUK ËSHTË ME TË THËNË, ËSHTË ME TË DHËNË…
Jo thjesht meqë është verë, por edhe ngaqë është verë, ka nisur një debat i ndezur për mungesën e gjatë të kryetarit të shkrirë të Partisë Demokratike në qëndrime publike kundër qeverisë.
Në fakt, daljet e Lulzim Bashës kanë qenë gati ekzotike, që pas pllakosjes së humbjes së 25 qershorit e deri më sot që po flasim. Por deri më 22 korrik avokatët e tij ishin të justifikuar me “vetëngrirjen”, një mekanizëm hileqar, që u përdor nga përgjegjësi kryesor për humbjen e Partisë Demokratike për të mos dhënë dorëheqjen. Por pas fitores së tij “plebishitare” ndaj Eduard Selamit kanë rënë të gjitha argumentet që Lulzim Basha fliste edhe me heshtjen e tij.
Disa analistë të shtypit u përfshinë dje në një polemikë të gjatë, e cila me shumë gjasë do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Në të nuk munguan edhe mbështetës apo vartës të Lulzim Bashës, të cilët, sipas meje, janë në të drejtën e vet të shprehen.
Replikat e tyre, pavarësisht ndonjë teprimi, i shoh si një nevojë të shoqërisë për të pasur një opozitë serioze dhe aktive, sidomos në rrethanat e një ekstrashumice si ajo, që ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. E cila e ka brenda kërcënimin për t’u shndërruar në një pushtet arbitrar dhe arrogant, aq më tepër kur në krye të saj qëndron një personazh eksentrik dhe i paparashikueshëm si Edi Rama. Por nga ana tjetër, nuk mund të mos e them se ka një kontrast të thellë mes shqetësimit natyral të shtypit dhe qetësisë, me të cilën po i shtyn këto ditë të nxehta gushti Lulzim Basha.
Gazetarët dhe analistët, që po e kërkojnë prej kohësh, nuk kanë pse presin kaq shumë prej tij. Sepse Lulzim Basha ka pasur raste që ishte i paqenë edhe kur ndodhej pa ndërprerje dhe për ditë të tëra në Shqipëri. Ndaj është e padrejtë t’i kërkosh atij që të jetë më aktiv, në kushtet kur edhe fizikisht nuk gjendet në atdhe, por ndodhet jashtë shtetit.
Unë e kuptoj se gazetarët kjo mungesa fizike në Shqipëri nuk i bind fare, pasi teknologjia ka avancuar aq shumë, sa e gjithë bota, është shndërruar realisht në një fshat të vogël. Por kjo çështja e reagimit të shpejtë dhe të vendosur në politikë, nuk është me të thënë, por është me të dhënë. Ndaj do t’i ftoja shume miqesisht ata, që të mos e kërkonin asnjëherë Lulzimin aty ku ai nuk është.
Nëse do te duhet patjetër një shpjegim për këtë, kushdo e ka përpara syve. Mjafton të behet një analizë e ftohtë per zhvillimet e fundit politike, që kanë ndodhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Edi Rama po shfaqet i relaksuar dhe i pashqetësuar, madje edhe nga zjarret, që po djegin gjysmën e pyjeve të vendit, sepse ka arritur objektivin e vet të dyfishtë, edhe me ndihmën e bashkënënshkruesit të marrëveshjes së 18 majit; të fitojë zgjedhjet dhe të mbajë i vetëm timonin.
Lulzim Bashës i janë mbaruar fjalët dhe po shijon i qetë pushimet e këtij gushti përvëlues, sepse ka arritur të vetmin objektiv, që i kishte vendosur vetes, të rimerrte edhe një herë timonin e Partisë Demokratike, edhe pse prej autobuzit të saj kishte zbritur gjysma e pasagjerëve. I pari e kishte betejën më 25 qershor, ndërsa i dyti më 22 korrik. Të dy kanë fituar në mënyrën e tyre, ndaj duhet pritur shtatori, se mbase shirat sjellin me vete jo vetëm fundin e vapës dhe shuarjen e zjarreve, por mbase edhe ndezjen e opozitës së Lulzim Bashës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal26 minuta më herët

Si po ndikon pakësimi i popullsisë në fshat?

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe...

Mix33 minuta më herët

Efektet anësore të konsumimit të tepërt të vitaminës C

Edhe pse duhet të konsumojmë vitaminë C çdo ditë, shumë mund të jetë e dëmshme. Vitamina C shpesh përmendet si...

Mix36 minuta më herët

Bob Dylan: Zëri që i dha formë një gjenerate

Nga Mr. Tambourine Man te Like a Rolling Stone, është e pamohueshme që Bob Dylan ka lënë një shenjë të...

Kryesore1 orë më herët

Deklarata e fortë e Altin Goxhajt: “Shqipëria Bëhet” ka tjetër kryetar, nuk është Lapaj

Kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”, Altin Goxhaj ka folur për zgjedhjet e 11 majit por dhe për forcat...

Kioske2 orë më herët

“Lëvizja vetëm” dhe “Shqipëria s’bëhet”

Mendoj se sa më i madh të ishte numri i pjesëmarrësve në protestë, aq më i fortë do të ishte...

Mix3 orë më herët

Njihuni me “mbretin” e frutave dhe pse konsiderohet i tillë!

Mango njihet ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, Mangot kanë një...

Mix3 orë më herët

Kafshët me kafshimin më të fortë në botë

Në vijim do t’iu njohim me kafshët që kanë kafshimin më të fortë, duke nisur nga kafsha me kafshimin më...

Mix3 orë më herët

Justin Bieber poston foton e veçantë!

Këngëtari i njohur Justin Bieber po kalon periudhën më të bukur të jetës së tij, pesë muaj pasi ai dhe...

Radar4 orë më herët

“Në ambasadat e objektet amerikane s’do valëvitet asnjë flamur tjetër veç atij zyrtar” – Marco Rubio nxjerr urdhrin

Departamenti i Shtetit i Trump zbatoi politikën “One Flag Policy” të hënën, duke i ndaluar avanpostat e SHBA-së brenda dhe...

Mix4 orë më herët

Ivanka Trump sjell fustanin ‘ikonik’ të Audrey Hepburn në inaugurimin e babait të saj si president

Ivanka Trump bëri një paraqitje mbresëlënëse në Liberty Ball, në kuadër të festës së inaugurimit të babait të saj, Donald...

Facebook