Kryesore
Pra nuk qenka jashtëtokësor?
Gara e fundit e karrierës e sprinterit Usain Bolt rezultoi në një zhgënjim, jo vetëm për atë, por edhe për miliona njerëz që po e ndiqnin live.
Ai doli i treti në garën e 100 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër.
I pari doli Justin Gatlin, i dyti sërish një tjetër amerikan, Christian Coleman.
35-vjeçari Gatlin, i dënuar dy herë për doping, thuajse nuk ra në sy, por e mbylli garën me 9.92 sekonda.
Pavarësisht se nuk ishte në formë të mirë fizike, Bolt vlerësohej si favorit për të siguruar medaljen e 20-të të artë.
Stadiumi në fakt u hakmor ndaj Gatlin, duke e fishkëllyer.
Kjo humbje duket se e solli me këmbë në tokë xhamajkanin Usain Bolt.
Deri më tani ishin thurur kaq shumë lavde për shpejtësinë e tij, duke e cilësuar një jashtëtokësor.
Por mesa duket edhe ai është thjesht një njeri si gjithë të tjerët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu