Trajnieri serb Mladen Milinkoviç u prezantua këtë të shtunë si trajnier i ekipit të Kuksit, por kjo gjë nuk iu ka pëlqyer tifozëve.
Ata e quajnë të neveritshme duke iu referuar faktit se Serbia kërkon të burgosë Ballist Morinën.
Milinkoviç ka lënë Luftëtarin të cilin e drejtoi se zonin e fundit dhe do u bashkohet kampionëve të Shqipërisë për të nisur aventurën e tij të re.
Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner.
“Ata duan ta fusin në burg heroin tonë… ne emërojmë tranjer, birin e tyre! E neverishtme!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto të Ballist Morinës dhe të teknikut serb.
Por edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu