FOTOT / Dështon protesta e opozitës, Lulit i përgjigjen vetëm 15 të rinj nga FRPD
Ka dështuar përpjekja e parë e Lulzim Bashës për të ringritur Partinë Demokratike permes protestave. Partia Demokratike nëpërmjet një shkrese që mban firmën në Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervion Salianjit i kërkonte Policisë së Shtetit leje për zhvillimin e një tubim-proteste para Bashkisë së Tiranës sot ne oren 18.00.
Por ndonëse në këtë shkresë PD shprehte prishmërinë e saj se në tubim do të merrnin pjesë rreth 1 mijë vete, Lulzim Basha nuk ka mundur të bindë dot më shumë se 15 te rinj nga FRPD që të dalin në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës.
Shiç shihet edhe nga fotot më i madh ka qenë numri i kamerave të televizioneve dhe gazetarët që kishin ardhur për të pasqyruar protestën e opozitës se sa numri i atyre që kishin dalë për të protestuar.
Të gjendur në vështirësi për shkak të pjesmarrjes së pakët, te rinjte e FRPD qendruar veç 5 minuta para bashkisë dhe nxituan të largohen duke zhgënjyer edhe operatorët dhe gazetarët që prisnin prej më shumë se një ore në shesh për të pasqyruar protestën e opozitës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu