Gazeta Gjermane: Përse në Shqipëri mund të përjetosh ende aventurën e vërtetë?!
Turizmi në Shqipëri dhe bukuritë natyrore vazhdojnë te jenë në fokus të mediave ndërkombëtare.
Kështu, së fundmi portali Bento, pjesë e “SPIEGEL ONLINE” ka publikuar një artikull për vendin tonë me titull “Udhëtimi perfekt: Përse në Shqipëri mund të përjetosh ende aventurën e vërtetë?!”
Në këtë artikull përshkruhet historia dhe kultura e vendin tonë, por pjesën më të madhe të reportazhit e zë përshkrimi i bukurive natyrore, nga veriu në jug të vendit.
Dy mikesha kanë ndërmarrë një udhëtim 3-ditor në Shqipëri me një makinë të vogël dhe tregojnë në këtë reportazh aventurat, si dhe 5 gjërave që nuk duhen humbur ku viziton Shqipërinë…
“Shqipëria është një vend i distanca relative. Mund të duhen 15 ose 50 minuta për të përshkuar 20 km. Përafërsisht 350 km mund të përshkohen brenda një jave, gjithashtu ju mund të planifikoni pak kohë për të bërë plazh në këtë vend. Në tre ditët e këtij udhëtimi pamë që rrugët në Shqipëri ishin të sigurta dhe më mirë se sa ne i prisnim. Pothuajse janë të njëjtat rrugë si në vendet e tjera evropiane”, thuhet në reportazh.
5 gjerat që nuk duhen humbur teksa viziton Shqipërinë, sipas këtij reportazhi janë: Kepi i Rodonit, kryeqyteti shqiptar, Tirana, Parku Kombëtar i Llogarasë, plazhet e jugut, si dhe Syri i Kaltër.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu