Sport
Kombëtarja, miqësore me Katarin më 29 maj
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj.
Në kuadrin e përgatitjeve për finalet e Europianit “Francë 2016”, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i radhës do të jetë Katari.
Takimi do të luhet përsëri në Austri, më datë 29 maj. Qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenbergu.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë.
Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare në ditët në vazhdim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu