Kryesore
Ceremonia për Metën, i pranishëm edhe djali i Olldashit
Presidenti Ilir Meta pas betimit në Kuvend ka mbërritur në Presidencë ku u zhvillua ceremonia dhe takimi i kortezisë me ish-Presidentin Bujar Nishani.
Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë figura publike, deputetë nga Kuvendi dhe familja e Metës.
Nga familja e tij është vënë re vajza e vogël Era, vajza e madhe Bora, djali dhe bashkëshortja Monika Kyemadhi.
Një detaj i veçantë që është vënë re në këtë ceremoni kanë qenë dhe miqtë e fëmijëve të presidentit.
Vajza e vogël Era kishte ftuar tre shoqe dhe një shok.
Ndërsa surprizë ishte dhe prania e djalit të ish-deputetit dhe ministrit Sokol Olldashi
Glauk Olldashi është shok fëmijërie me djalin e Ilir Metës, Besarin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu