Ka nëna të divorcuara, të cilat kanë hedhur pas krahëve një lidhje të marrë fund mirë ose keq. Ka të tjera që, pasi kanë marrë vesh lajmin e shtatzënisë kanë vendosur ta çojnë deri në fund atë, të bindura për faktin se nuk do të kenë mbështetjen e babait të fëmijës.
Femrat që kishin në dispozicion të ardhura të mjaftueshme, por që s’kishin gjetur njeriun e duhur, i janë drejtuar fekondimit artificial. Të gjitha këto nëna kanë kënaqësi të madhe të sjellin në jetë një fëmijë dhe të kujdesen për të, edhe pse vështirësitë janë të mëdha: shumë prej tyre vuajnë problemin financiar, vetminë dhe mospasjen e kohës së lirë.
“Zanati” i nënës beqare është zanati më i vështirë në botë. Tensioni psikologjik që ndiejnë është i madh kur shtohet pesha e përgjegjësisë që një nënë duhet të përballojë e vetme. Ndonjëherë ka nga ato nëna që ndihmohen nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe të afërmit, por ka të tjera që mbështeten vetëm te forcat e veta. Energjia që kërkohet është shumë e madhe. Të jesh nënë dhe të punosh në të njëjtën kohë është tepër e vështirë, edhe kur një grua ka burrin pranë. Kënaqësi e madhe, por edhe shumë përgjegjësi: të jesh një nënë e vetme është një detyrë mjaft e vështirë, ndoshta më e rënda që mund të ekzistojë.
Pas punës një nënë nuk di se çfarë të bëjë më parë: të marrë fëmijën në shkollë, të bëjë pazarin, të shkojë në shtëpi që të ndihmojë fëmijën të bëjë detyrat, të gatuajë, të vendosë rrobat në lavatriçe për t’u larë apo të pastrojë shtëpinë?
Mikeshat beqare, ose ato që mund të mbështeten te një shok të paktën bashkëpunues, sigurisht që kanë një jetë më të thjeshtë. E mira do të ishte që të kërkoni të ndërtoni një rrjet shpëtimi me të tjera mama beqare për të pasur ndihmë reciproke. Duhet të shihni me kujdes anën pozitive të gjendjes suaj familjare.
Gabimi që bëjnë mamatë e vetmuara është pikërisht fakti që nuk e vënë veten asnjëherë në vendin e fëmijëve. Nëse keni krijuar bindjen se ekzistoni vetëm për fëmijën, sigurisht që kjo nuk është një mënyrë e drejtë të jetuari. Nuk do të ishte keq që njëherë në javë për disa orë t’ia besonit fëmijën një dadoje, një mikes suaj, apo gjyshes, ndërsa ju shkoni disa orë në palestër apo bëni diçka tjetër për të hequr mendjen.
Një nga gabimet e shpeshta që bëjnë mamatë e vetmuara është mënyra e të qenët prepotente dhe shumë e pranishme në jetën e fëmijës. Lërini fëmijët të bëjnë jetën e tyre, mos u bëni të bezdisshme. Përpiquni që edhe ju të viheni në kontakt me realitetin, mos u mbyllni si në guaskë. Kujtoni se fakti që fëmija juaj është duke u rritur vetëm nga një prind nuk do ta bëjë atë të mos ndihet i dëshiruar. Gjëja më e rëndësishme është të mos mbizotërojë dëshpërimi. Të gjesh një ekuilibër nuk është e lehtë, por jo e pamundur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu