Aktualitet
Lulzim Basha shkrin, “ngrin” PD-ja
Lulzim Basha është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike me votat 90% të pjesëmarrësve në procesin e 22 korrikut. Ai ka marrë rreth 50 mijë vota më shumë sesa Eduart Selami, rivali formal i tij, duke legjitimuar një garë për të cilën pati kontestime të mëdha.
Kryetari i Komisionit të Operacioneve Elektorale, Jemin Gjana ka deklaruar rezultatin zyrtar.
“Nga rezultatet e votimit, për kandidatin Lulzim Basha janë 53 931 vota për dhe për kandidatin Eduart Selami janë 5136 vota. Në këto kushte, Komisioni shpall fitues zotin Lulzim Basha me 53 931 vota si kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 korrikut 2017 me votimin një anëtar një votë”, tha Gjana.
PD-ja pësoi më 25 qershor humbjen më të madhe në ekzistencën e vet, por Lulzim Basha zgjodhi të mos largohej. Është ndoshta hera e parë në historinë e pluralizmit shqiptar që opozita vendoset në kushtet e drejtimit nga një lidership me legjitimitet të dyshimitë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu