Aktualitet
Midis Shqipërisë dhe Ukrainës nuk ka më viza
Qeveria miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellët të kërkesave për vizë. Në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave thuhet:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellë të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu