Aktualitet
Dëgjesa dhe shkarkesa
Pa kaluar 24 orë nga paralajmërimi që i bëri në Berat drejtorit të Aluiznit kryeministri Rama e ka shkarkuar nga detyra. Shkak për këtë shkarkim u bë ankesa e një gruaje të moshuar që sorollatej prej 5 vitesh për të marrë lejen e legalizimit.
“Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë”-shkruan Rama në facebook.
Më tej kryeministri shkruan se vetëm një koalicion i madh i qeverisë së re me njerëzit e zakonshëm, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes do të jetë rrjeta njerëzore që do të kapë e nxjerrë jashtë nga zyrat e shtetit, peshqit parazitë e grabitqarë që jetojnë me gjakun e taksapaguesve dhe me shërbimet e kthyera artificialisht në halle për njerëzit e zakonshëm.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.