Gazetari i njohur Armir Shkurti ka ironizuar rëndë situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike, ku grupi proBasha po deskrediton publikisht me urdhër të kryetarit të vetëngrirë, këdo që ka një mendim ndryshe.
Në lidhje me këtë situatë aspak normale për partinë më të madhe opozitare, Shkurti është shprehur se ajo po degradon keq e më keq.
Jo vetëm kaq, gazetari nuk nguron të kërkojë ndihmën e kryeministrit, nisur kjo nga miqësia që Rama ka me kryetarin e vetëngrirë të PD, Lulzim Basha.
Më poshtë postimi i plotë i Armir Shkurtit:
Heshtja për situatën në PD mendoj se nuk i shkon më!! Tani që robt po shahen nga robt, që s’po lenë njeri pa diskredituar, të rinjtë – të vjetrit e të vjetrit të rinjtë, besoj se nuk ka kuptim që t’i lejojë gjërat të degradojnë deri në këtë pikë. Është koha që kryeministri duhet të marrë situatën në dorë e të vendosë pikat mbi “i” në PD.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu