Le të jemi të qartë: këtu nuk ka rregulla. Ndryshe nga shumica e e automobilave, zgjedhja e tyre nuk është bërë duke ju referuar çmimit. Këtë herë i është besuar instinktit, ose zemrës. Këto janë padyshim makinat më të mira të vitit 2017 dhe Bordo do t’ua argumentojë pse!
Jaguar XKSS
Dy vjet më parë, një D-Type u shit 20 milionë dollarë, duke ngritur çmimin e Jaguarit klasik. Duke parë ‘urinë’ e blerësve u vendos të rikthehet  XKSS, një makinë e cila ka bërë histori. Versioni ‘i ri’ kushton më pak se një të dhjetën e një origjinali, por mos u shqetësoni; 9 prej tyre janë tashmë të shitura.
Mercedes G-Class Squared
Plot 34 vjet nga versioni i parë, vjen një hiper-SUV, me të njëjtin motor V8, gjithnjë në versionin 4×4, duke u fuqizuar me AMG GT Teutonic, ç’ka bën të mundur lëvizjen edhe në vende ku diferenca mes tokës dhe automobilit është vetëm 450mm. Mos u mendoni dy here ku do të shkoni, nëse keni këtë makinë.
Skoda Superb 280
Operatorët e MI6 e klasifikojnë si makina më e vjedhur. Më shumë se asnjëherë tjetër motori 2.0 litërsh i një 280-e, nuk ka qenë kaq dinamik; ka dy kohë të ndërrimit të marshit, duke e kthyer shpejtësinë në një revolucion. Me një pamje të mprehtë dhe kabinë të bollshme, ajo është për t’u admiruar.
Aston Martin AM-RB 001
Emri i koduar është Nebula, një hipermakinë e cila i referohet versioneve të Formula 1. Trupi përputhet saktësisht me statistikat në raportin fuqi – peshë, duke çuar forcën aerodinamike në një nivel tjetër, falë motorit V12. Janë gati për shitje vetëm 150 modele. Kushtojnë 250 milionë pound, që të gjitha të shitura.
Bentley Mulsanne
Kabina pasme e shtrirë është mënyra e vetme për të ndierë adrenalinën. Dhjetë centimetra shtesë në hapësirën e brendshme i shtojnë luksin. Pasagjerët në bord mund të pushojnë, të bëjnë masazh apo të shijojnë një pije, kjo duke ju referuar hapësirave të pacak të cilat mund të rimodelohen sipas nevojave.
Land Rover Discovery
Versioni i ri është automobili që vjen me një zgjerim të vogël në karroceri, pa harruar misionin për të cilin është krijuar. Mund të themi pa frikë se në bordin e saj, nuk ka kuptim asnjë kufi. Mund të ecë edhe në ujë në thellësinë 900 milimetra, pa harruar që është e rehatshme, jo vetëm në autostradë.