Lidhu me ne

Kryesore

Gazetari Bledian Koka i bashkohet lëvizjes për demokraci në PD: Modeli Basha nuk është zgjidhje

Gazetari Bledian Koka i bashkohet lëvizjes për demokraci në PD: Modeli Basha nuk është zgjidhje

Lëvizja e Astrit Patozit, mesa duket po gjen mbështetje jo vetëm tek anëtarët e PD-së por edhe tek ata që nuk janë pjesë e saj.
Në takimin e sotëm që u zhvillua në Vlorë, përveç anëtarëve të vjetër të PD-së dhe figurave të larta, ishte pjesë edhe gazetari Bledian Koka.
Në fjalën e tij Koka u shpreh se pavarësisht se nuk është anëtar i PD-së ai është mjaft i shqetësuar për fatin e opozitës në vend.
Sipas tij ajo çfarë po ndodh brenda PD-së sot nuk i jep shpresë askujt për të ardhmen e vendin.
Koka theksoi gjithashtu se tani është momenti që demokratët të marrin vetë në dorë fatin e partisë më të madhe opozitare dhe ti japin drejtimin që kjo forcë politike meriton.
‘Unë jam i vetmi këtu që është pjesë e këtij paneli këtu sot që nuk jam anëtar i partisë Demokratike, por padiskutim mbështes fort dhe e kam mbështetur PD-në . Dikush nga ju këtu mund të thotë, po mirë o vlla po ti ça halli ke, na lër në hallin tonë tani. Në fakt hall8i i PD-së është edhe halli i njerëzve të cilët e duan opozitën, e duan funksionimin e demokracisë si një e tërë.
PD sot është padiskutim garanti i vetëm, i cili mund tu japë shpresë sot qytetarëve të cilët nuk besojnë tek qeveria. Qytetarëve që besojnë se problemi është qeveria. Mirëpo që të identifikohet problemi duhet edhe një identifikues i problemit dhe këtë padiskutim e bën opozita dhe për mua opozita reale sot me votë siç e dinë të gjithë është PD. Në 4 vitet që kemi lënë pas unë siç e thashë kam qenë shumë kritik me qeverinë, sigurisht kam mbështetur PD-në po të doni dhe Lulzim Bashën sepse e kam identifikuar njeriun me institucionin që përfaqëson  dhe të gjithë besoj unë edhe ju e keni mbështetur. Mirëpo ka ardhur një pikë tani që ajo mbështetje që ne kemi dhënë, qoftë edhe unë edhe pse jo i anëtarësuar, nuk i përgjigjet asaj që ne kemi pritshmëri. Nuk ju përgjigj pritshmërisë tonë në 2015-n, aq më pak ju përgjigj në 2017-n.
Pse? Sepse ka një problem shumë të madh me personin që drejtoi PD-,në, se për mua e drejtoi sepse sot nuk është më legjitim në krye të kësaj partie, sepse ai refuzon të bëjë analizën, refuzon të kuptojë se kush është problemi, se kush janë çështjet që duhet të adresojë se çfarë kërkojnë demokratët, se çarë i identifikon, çfarë i përfaqëson demokratët. PD nuk është ajo që ne të gjithë presim të jetë. Ne presim një parti opozitare, presim një opozitë të fortë për problemet që na shqetësojnë. Ka shumë mënyra se si identifikohen problemet dhe mënyra se si zgjidhet, por mënyra se si i drejtohet Lulzim Basha nuk është zgjidhje, për mua jo. Unë nuk e di se sa të përfaqësuar jeni ju si demokratë dhe sa mundësi keni të shkoni në 22 korrik dhe të votoni.
Mbas 1 jave PD do duhet të votojë, por duhet të votojë për çfarë? Për çfarë modeli, për çfarë platforme e cila së pari angazhohet ti japë vendit së pari opozitë dhe ë pas atë që presin të gjithë demokratët që të përfaqësohen dhe të marrin fatet e vendit në dorë nesër. Sot nuk ka një platformë, nuk pati as në një muaj fushatë por nuk pati as gjatë opozitës në 4 vjet. Ne e kemi parë këtë por kemi shpresuar se gjërat do të ndryshojnë. E kemi parë këtë në 2015 por kemi besuar se ndoshta do të duhet pak më shumë kohë. E pamë në 2017-n dhe tani na është krijuar bindja se asgjë nuk ka për të ndryshuar. Pse nuk ndryshon? Sepse PD nuk shikohet si një kauze si një mision çka me të vërtetë është, por tani si gazetar ju them shikohet si një pronë private. Por çfarë do bëjmë? Do rrimë të bëjmë sehir apo do të ushtrojmë presionin. Përgjigja është këtu mes jush, që demokratët nuk duan këtë lloj modeli’, deklaroi Koka.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix10 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix10 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix11 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar11 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix11 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar12 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix12 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar12 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook