I bërtisni fëmijës në publik? Ja si e përjetojnë dhe ç’pasoja ka tek ata
Ka disa prindër në ditët e sotme që nuk i mendojnë aspak pasojat e veprimeve të tyre në raport me fëmijët.
Të rrisësh një fëmijë sigurish nuk është aspak e lehtë, dhe çdo prindër duhet ta ketë parasysh se çdo veprim apo fjalë e tyre do t’u mbetet gjatë në mendje.
Besojmë se keni parë teksa ecni në rrugë, prindër që u bërtasin fëmijëve, i godasin, i shkulin veshin, i urdhërojnë, pa e marrë fare parasysh se ka edhe persona të tjerë që po i shohin.
Nëse për prindërit këta njerëz zhduken, për fëmijët ata shumëfishohen.
Të bërtiturat në publik ndikojnë drejtpërdrejtë tek fëmijët.
Sipas psikologes Lira Gjika, nëse të rriturit sillen pa u menduar, fëmija do të jetë konfuz dhe nuk do të dijë se si të sillet në publik, apo kur është në një mjedis familjar. Dhe kjo për arsyen e thjesht, që ai është gjithë kohën nën pushtetin e frikës dhe të pasigurisë, se cila është mënyra më e mirë, apo fjala e duhur.
Nuk besojmë prindër se do donit pikërisht këtë gjë për fëmijët tuaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu